INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet dëmtojnë edhe më thellë ekonominë

Zgjedhjet dëmtojnë edhe më thellë ekonominë

Publikuar më: 11:30 15-02-2017

Komisioni Europian deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë u përshpejtua në 3.3 përqind vitin e kaluar, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimeve private. Sipas Komisionit, gjallërimi i aktivitetit ekonomik ka sjellë përfitime direkte për qytetarët.

“Rrogat janë rritur dhe punësimi u zgjerua me 7.4 % krahasuar me 2015-ën. Papunësia ka rënë në nivelin më të ulët në tre vjet. Këto faktorë do të vazhdojnë të mbështesin konsumin edhe gjatë viteve në vazhdim”.
Sipas Komisionit, këtë vit rritja ekonomike do të përshpejtohet më tej në 3.5 për qind. Por pavarësisht kësaj ai paralajmëron rreziqe në horizont, thotë TCH.
“Rritja e pasigurisë politike e lidhur me zgjedhjet e 2017-ës mund të zbeh konsumin dhe investimet”.
Edhe pse vlerëson se ulja e borxhit do të vazhdojë sipas planeve të qeverisë, komisioni evidenton se ky skenar do të testohet nga dy rreziqe.
“Rreziku i parë është që qeveria të relaksojë politikën fiskale për shkak të zgjedhjeve. I dyti, është përfundimi i marrëveshjes me FMN-në, e cila ka qenë një shtyllë e rëndësishme për financat publike”.
Kryeministri dhe Ministri i Financave janë zotuar publikisht se pavarësisht zgjedhjeve qeveria do i qëndrojë strikt planit për uljen e borxhit edhe pse në të kaluarën zgjedhjet kanë qenë gjithmonë test për ekonominë.

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537