INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet/ Dhuna në KZAZ, valë arrestimesh në Dibër, në Pogradec pranga punonjësve të bashkisë, mbyllën shkollat

Zgjedhjet/ Dhuna në KZAZ, valë arrestimesh në Dibër, në Pogradec pranga punonjësve të bashkisë, mbyllën shkollat

Publikuar më: 08:21 29-06-2019

Mbrëmja e së premtes në Dibër është shoqëruar me protesta të ashpra. Përpara KZAZ 19, u mblodhën një numër i madh mbështetësish të Partisë Demokratike ku tentuan të hyjnë me forcë. Protestuesit u përplasen fort me policinë në një përplasje fizike.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën si edhe spraj me lëndë djegëse. Të paktën gjashtë policë d kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar 15 persona. Mësohet se ndalimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake numri i të arrestuarve po vjen në rritje. Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ nr. 19.

Nga ana tjetër mbështetës të Partisë Demokratike Dibër po protestojnë para policisë për lirimin e personave të shoqëruar.

Edhe në Pogradec mëngjesin e të shtunës janë arrestuar 2 punonjës të bashkisë pasi kanë mbyllur me celës 3 shkollat dhe kopështin të caktuar nga KQZ si KZAZ. Në pranga ka rënë 61-vjeçari S. B., dhe 59-vjeçari G. B., të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale "Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim".

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047