INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet e 30 qershorit/ PS mbledh aleatët dhe firmos koalicionin. Ja kush janë 24 partitë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ PS mbledh aleatët dhe firmos koalicionin. Ja kush janë 24 partitë

Publikuar më: 11:54 30-04-2019

Partia Socialiste mblodhi sot aleatet e saj për të firmosur "Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane".
Sot është bërë publik edhe formacioni ku marrin pjesë 24 parti politike bashkë me PS. Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është nesër, 1 maji.

Në dokument thuhet se partitë nënshkruese të këtij dokumenti formojnë me vullnet të plotë politik Koalicionin Zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe se objektivi i Koalicionit është fitorja e zgjedhjeve administrative të 30 qershorit 2019.

Partitë pjesë e koalicionit ASE janë

1- Partia Socialiste e Shqipërisë
2- Partia Demokracia Sociale e përfaqësuar nga Paskal Milo
3- Partia Social Demokrate e përfaqësuar nga Skënder Gjinushi
4 -Aleanca Arbnore Kombëtare e e përfaqësuar nga Gjet Ndoj
5- Aleanca Demokratike e e përfaqësuar nga Eduard Abazi
6 - Aleanca e Maqedonasve për integrimin Europian e përfaqësuar nga Edmond Themelko
7- Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane e përfaqësuar nga Valentino Mustaka
8- Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e përfaqësuar nga Gaqo Apostoli
9- Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen e përfaqësuar nga Kristo Kiço
10- Partia Aleanca Popullore e përfaqësuar nga Artur Dojaka
11- Partia Ardhmëria Shqiptare e përfaqësuar nga Emin Subashi
12- Partia Demokracia e Re Europiane e përfaqësuar nga Koçi Tahiri
13- Partia Demokrate për Integrimin e Prosperitetit e përfaqësuar nga Kujtim Muça
14- Partia e Gjelbër e e përfaqësuar nga Edlir Petani
15- Partia e Pajtimit Kombëtar e përfaqësuar nga Spartak Dobi
16- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare e përfaqësuar nga Skënder Halili
17- Partia e të Drejtave të Mohuara e e përfaqësuar nga Ilir Vata
18- Partia Uniteti Kombëtar e përfaqësuar nga Idajet Beqiri
19- Partia G99 e përfaqësuar nga Redi Shtino
20- Partia Kristian Demokrate e përfaqësuar nga Dhimitër Myslia
21- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare e përfaqësuar nga Genci Sakaj
22- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve e përfaqësuar nga Ymer Kurti
23- Partia Socialiste e Moderuar e përfaqësuar nga Gjergji Koja
24- Partia Socialpunëtore shqiptare e përfaqësuar nga Ramadan Ndreka

 koalicioni.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598