INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, partitë ngrejnë akuza: Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, partitë ngrejnë akuza: Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve

Publikuar më: 13:12 16-09-2019

Beogradi ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të votojnë për Listën Serbe. Kjo është akuza që ngrenë përfaqësuesit e tri subjekteve të tjera politike rivale, koalicionit “Liria”, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetit serb të Kosovës.

Sipas tyre, presion në forma të ndryshme po ushtrohet edhe mbi përfaqësues, aktivistë e simpatizuesve të subjekteve politike serbe, për ta zbehur dhe dobësuar garën e tyre në 6 tetor.

Rada Trajkovic nga koalicioni “Liria”, tha për REL se trysnia  ndaj qytetarëve serbë të Kosovës vjen me kërcënimet se do të humbasin vendet  e punës në rast se votojnë kandidatë të subjekteve tjera politike serbe dhe jo të Listës Serbe, që është në pushtet prej 7 vitesh.

Ndërsa lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanovic, thekson se presion ka pasur dhe më parë, por tani ai është shtuar ndjeshëm, duke mbërritur në nivele që i përcakton si “të tmerrshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336