Pas numërimit të 85% të votave, tre partitë separatiste ((JxCat, Erc dhe Cup), me 48% të votave kanë së bashku mmazhorancën absolute në Parlamentin e ri me 70 vende nga 135 gjithsej.
Tre partitë e bashkuara (Cs, Psc dhe Pp), me 43% të votave kanë gjithsej 57 deputetë. Partia Ciudadanos, me më shumë se 960 mijë vota dhe 36 vende në Parlament, është partia e parë katalanase.
Gjithsesi duket se ka pak shpresë se zgjedhjet do të zgjidhin krizën politike të Katalonjës.
Normalisht, partia më e madhe ka të drejtë të përpiqet të formojë një qeveri dhe sipas rezultateve të deritanishme, kjo do të ishte partia unioniste “Qytetarët”.
Katalonja shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi Spanja nuk e njohu pavarsinë e saj.