INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet e parakohshme! Basha: Ja kushti ynë

Zgjedhjet e parakohshme! Basha: Ja kushti ynë

Publikuar më: 12:21 18-03-2016

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Partisë Demokratike e cilësoj si “bllof” të Edi Ramës deklaratën se në rast se nuk do të miratohet reforma në drejtësi do të ketë zgjedhje të parakoshme. Në një prononcim për mediat, menjëherë pas takimit me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, Lulzim Basha e cilësoj impostim qesharakt të qeverisë deklarim për zgjedhje të parakoshme.

“Diskutuam për këtë impostim qesharak  të qeverisë e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një blof i Edi Ramës”.

Kreu i opozitës e konsideron të domosdoshme realizimin e reformës në drejtësi si dhe realizimin e procesit të dekriminalizimit. Por nëse do të ketë zgjehdje të parakoshme, këto mund të realizohen vetëm me një qeveri teknike.

“Do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, reforma zgjedhore dhe një qeveri teknike që të ketë besimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që nuk do ti vjedhë më siç bënë para 8 muajsh”.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553