INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet e qershorit, Policia e Shtetit nis trajnimin, Veliu: Procesi do të vazhdojë në të gjithë vendin

Zgjedhjet e qershorit, Policia e Shtetit nis trajnimin, Veliu: Procesi do të vazhdojë në të gjithë vendin

Publikuar më: 09:30 26-03-2019

Ditën e sotme ka filluar trajnimi i punonjësve të policisë për zgjedhjet e 30 qershorit. Ky trajnim ka filluar në orën 09:00, në Akademinë e Sigurisë dhe bëhet në kuadër të "Mbi detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor në datën 30 Qershor 2019”.

Në hapjen e procesit të trajnimit të punonjësve të policisë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në fjalën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se policia është aktori kryesor, i cili garanton ushtrimin e të drejtës së votës për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Policia është aktori kryesor për të ushtruar drejt të drejtën e votës. Policia vepron në zbatim të ligjit. Shembull janë proceset zgjedhore të mëparshme ku policia ka ushtruar drejt funksionin e saj. Trajnimi nis sot me drejtuesit qendror dhe do te vazhdojë me te gjithë punonjësit e përfshirë”, tha Veliu.

Nga ana tjetër, ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard duke përgëzuar punën e strukturave të policisë në zgjedhjet e 2017 theksoi se duhet thelluar edhe më tej bashëpunimi edhe me KQZ dhe prokurorinë.

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846