INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZGJEDHJET/ EURONEWS dhe mediat ndërkombëtare pasqyrojnë situatën në vendin tonë, ja ç’shkruajnë [FOTO]

ZGJEDHJET/ EURONEWS dhe mediat ndërkombëtare pasqyrojnë situatën në vendin tonë, ja ç’shkruajnë [FOTO]

Publikuar më: 12:14 30-06-2019

Mediat ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria në këtë 30 qershor. Euronews dhe disa media të tjera shkruajnë se shqiptarët po votojnë në një situatë të tensionuar politike, në zgjedhjet vendore të bojkotuara nga opozita.

EURONEWS (https://www.euronews.com/2019/06/30/albanians-vote-in-mayoral-polls-boycotted-by-opposition

FLORN.png

 

“Shqiptarët votojnë për zgjedhjet lokale të bojkotuara nga opozita”. Kështu e nis artikullin prestigjozia ndërkombëtare Euronews. Në shkrimin e saj kushtuar zgjedhjeve në vendin tonë thuhet se votimet filluan qetë këtë të dielë pasi vendet perëndimore bënë thirrje kundër dhunës edhe pse disa protestues ironizuan votuesit duke kënduar këngë komuniste duke qenë se partitë e opozitës i kanë quajtur zgjedhjet një kthim në epokën komuniste.
Siç shkruan Euronews, organet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje partive shqiptare për të shmangur dhunën gjatë zgjedhjeve për kryetarët e 61 bashkive, zgjedhje të cilat Presidenti Meta i ka shpallur të paligjshme për shkak se ato nuk janë konkurruese.

Në gjysmën e bashkive, bojkoti i udhëhequr nga kryedemokrati Basha i ka krijuar mundësinë kandidatëve nga Partia Socialiste të kandidojnë pa kundërshtarë.  Duke marrë parasysh paralajmërimet e ndërkombëtarëve, udhëheqësi i Partisë Demokratike Lulzim Bashaë u tha mbështetësve të tij mbrëmjen e së shtunës: "Mos ushtroni dhunë dhe mos bini pre e provokimeve për dhunë”. 

Mbështetësit e Partisë Demokratike janë akuzuar së fundmi për sulmet dhe zjarret në qendrat e votimit të vendosura kryesisht në shkolla.

Bashkimi Europian, i cili do të vendosë në vjeshtë nëse do të fillojë bisedimet për hapjen e negociatave me Tiranën, u ka bërë thirrje politikanëve se këto mosmarrëveshje dhe përplasje mund të ndikojnë në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

 

Edhe mediat e tjera ndërkombëtare kanë pasqyruar situatën politike në vend gjatë zgjedhjes së sotme të 30 qershorit.

BBC (https://www.bbc.com/news/world-europe-48763803)

bbc.jpg

 

“BBC” shkruan se vendi po voton në zgjedhje si asnjë tjetër që prej rënies së komunizmit në vitin 1990.
Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë fushatë për zgjedhjet lokale edhe pse kandidatët e partisë së tij, nuk kanë pothuasje asnjë kundërshtar.
“Partia kryesore opozitare ka bojkotuar zgjedhjet, megjithatë ka nxitur militantët e saj që të ruajnë qetësinë. Presidenti Ilir Meta ka lëshuar një dekret që i shtyn zgjedhjet por kryeministri Rama e ka refuzuar atë dhe ka nisur punën për shkarkimin e presidentit”, shkruan BBC.

Washington Post (https://www.washingtonpost.com/world/europe/albania-holds-local-elections-amid-political-turmoil/2019/06/30/83aa35d4-9b00-11e9-9a16-dc551ea5a43b_story.html?noredirect=on&utm_term=.1ae2b81304b9)

GEZO.png

 

Edhe gazeta amerikane Washington Post duke iu referuar agjencisë Associated Press shkruan se Shqipëria po mban zgjedhje lokale mes trazirave politike.

Sipas Washington Post, shqiptarët po votojne për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat e qytetit, mes një konflikti të tensionuar politik me opozitën që bojkoton zgjedhjet lokale.

Gazeta amerikane me pas njofton lexuesit e saj opozita e konsideron qeverine te korruptuar dhe te lidhur me krimin e organizuar ndersa kerkon zgjedhje te reja parlamentare.

Agjencia turke e lajmeve TRT (https://www.trtworld.com/europe/albanians-to-vote-in-opposition-boycotted-elections-27891)

cigar.png

 

Agjencia turke e lajmeve TRT e cilëson të dielën e 30 qershorit si një test për demokracinë në vendin ish komunist. Ku opozita e mbështetur nga presidenti ka bojkotuar zgjedhjet duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke këmbëngulur në zgjedhje të reja parlamentare. Por pavarësisht kësaj qeveria po vazhdon e vendosur në procesin zgjedhor.

Radio Evropa e Lirë (https://www.rferl.org/a/albania-elections-rama-meta-european-union-protests/30028150.html)

PAPOLT.png

 

Radio Evropa e Lirë i cilëson këto si zgjedhje të rëndësishme vendore pas disa javësh protestash, me liderët e opozitës që refuzojnë të njohin rezultatet. Qëndrim imbështetur dhe nga presidenti Ilir Meta i cili ka shpallur 13 tetorin si datën e zgjedhjeve në vend. Më tej shkruhet se janë 3.5 milion shqiptarë me të drejtë vote dhe pse popullsia është 2.9 milionë, por shifrës totale i shtohet numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit

''Corriere Della Sera’’

SERRK.jpg

Një artikull zgjedhjeve lokale të Shqipërisë që po mbahen ditën e sotme ja ka kushtuar dhe gazeta italiane ''Corriere Della Sera’’.
Gazeta italiane nënvizon se mes zgjedhësve të regjistruar janë edhe këngëtari italian Albano Karrizi dhe prezantuesi i njohur, Ezio Greggio, sipas një hulumtimi të realizuar nga gazetarët e tyre.
Më pas “Corriere Della Sera” njofton publikun italian se ky vend ballkanik do të zgjedhë 61 kryetarë bashkish dhe këshillat bashkiak në zgjedhje të bojkotuara nga opozita, të pranuara nga qeveria e majtë e kryeministrit Rama, por jo nga Presidenti Ilir Meta, i cili i ka anuluar ato dhe i ka shtyrë për më datë 13 tetor.

Al Jazeera (https://www.aljazeera.com/news/europe/2019/06/albania-heads-divisive-local-elections-190628152858671.html )

KKAT.png

Shqipëria voton në zgjedhje që kanë përçarë vendin shkruan Al Jazeera. Partitë e opozitës kanë refuzuar të nxjerrin kandidatët e tyre dhe u kanë thënë votuesve të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa Partia Socialiste pritet t’i heqë opozitës dhe pjesën e mbetur të pushtetit në zgjedhjet vendore që kanë përçarë vendin dhe komunitetin ndërkombëtar.

City News (https://toronto.citynews.ca/2019/06/30/albania-holds-local-elections-amid-political-turmoil/)

Më tej City News shkruan se shqiptarët pritet të vendosin për kryebashkiakët e rinj, në një konflikt të tensionuar politik.

city.png

RFI (http://en.rfi.fr/contenu/20190630-tensions-high-albania-heads-disputed-local-polls)

more.png

Radioja më e madhe franceze RFI bën një analizë të gjëndjes sot kur zhvilllohen zgjedhjet bashkiake në Shqipëri:

Sot po votohet në Shqipëri, por është e pamundur të thuhet nëse bëhet fjalë për zgjedhje të vërteta bashkiake apo për maskaradë. Sipas deklaratave të qeverisë socialiste të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe ato të disa anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, në datën 30 qershor zhvillohen zgjedhjet bashkiake.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042390823364258