Më shumë se 270 numërues votash kanë humbur jetën në Indonezi si pasojë e sëmundjeve që lidhen me lodhjen pas orëve të gjata të punës, ndërsa 1900 të tjerë janë sëmurë.
Lajmi raportohet nga BBC e cila citon burime të komisionit për zgjedhje të përgjithshme në vend.
Rreth 7 milion persona janë përfshirë në numërimin dhe monitorimin e zgjedhjeve të 17 prillit, procesi i parë i votimit në vendin aziatik me 260 milion banorë, ku janë bashkuar zgjedhjet e përgjithshme me ato rajonale dhe presidenciale.
Zëdhënësi i komisionit zgjedhor më Indonezi konfirmoi se personat që kanë humbur jetën janë 272, ndërsa të sëmurët 1.878. Komisioni elektoral indonezian parashikon të dëmshpërblejë familjet e viktimave me 36 milion rupi – rreth 2500 dollarë për çdo person që ka ndërruar jetë.