INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZGJEDHJET/ Këshilli i Evropës anulon delegacionin e vëzhguesve për shkak të pasigurisë në disa zona

ZGJEDHJET/ Këshilli i Evropës anulon delegacionin e vëzhguesve për shkak të pasigurisë në disa zona

Publikuar më: 11:50 26-06-2019

Këshilli i Europës duket se ka anuluar misionin vëzhgues prej paqartësive ne procesin zgjedhor të 30 qershorit. KE anuloi delegacionin për zgjedhjet dhe në një email dërguar për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë në zona të caktuara, si edhe paqartësisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore.

Njoftimi i plotë:

“Në vijim të e-mailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin”.

emaillli.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0022380352020264