Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, me bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet.
Nano ka shpjeguar në një intervistë për “dritare.net” pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot.
Nano shprehet se e njeh mirë këtë opozitë
‘’Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj’’, është shprehur Nano.
Fatos Nano ka dhënë dhe një mesazh për socialistët dhe opozitën.
Për socialistët dhe ata që votuan sot Nano u shpreh se ata duhet të votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!
Ndërsa për opozitën dhe simpatizantët e saj, lideri historik është shprehur se ata duhet të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!