INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet lokale/ Fiton koalicioni ''Malësia na Bashkon''

Zgjedhjet lokale/ Fiton koalicioni ''Malësia na Bashkon''

Publikuar më: 08:03 04-03-2019

Nik Gjeloshajt, kandidati i koalicionit të partive shqiptare të bashkuara në Maqedoni, raportohet nga mediat maqedonase se ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale të Komunës së Tuzit.

Koalicioni shqiptar i quajtur “Malësia që na bashkon” përbëhet nga tre partitë: Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar.

Sipas numërimit të kutive të votimit në njësitë zonale në Drume, Grudë, Trieshi, Koja dhe Hoti koalicioni i Forumit Shqiptar po kryeson bindshëm me 3783 vota.

Sipas sondazheve dhe anketave, në votime kanë marrur pjesë gjithsej 62% e votuesve të Tuzit ose përkthyer në 11.904 qytetarë.

Ndërkohë partia e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviçit, DPS-ja, nëpërmjet kandidatit të tyre Mirza Pepiç, në numërimet paraprake rezulton që ka marrë 2470 vota.

Partia e minoritetit boshnjak renditet e treta me vetëm 952 vota dhe më pas vazhdojnë listën partitë e pakicave serbe SD dhe SNP respektivisht me 356 dhe 81 vota.

Ndërkohë në zonën e Tuzit shqipëtarët kanë shpërthyer në festë dhe me flamurin kombëtar shqipëtar kuq e zi./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0019419193267822