INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet lokale, KQZ kërkon nga partitë transparencë për financimet

Zgjedhjet lokale, KQZ kërkon nga partitë transparencë për financimet

Publikuar më: 15:16 20-11-2018

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri në një dalje për mediat kërkoi që partitë politike të bëjnë transparencë lidhur me financimin për fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit që vjen.

“Me dekretin e Presidentit lidhet edhe një detyrim për partitë për të bërë transparencën e plotë të financimit. Raportet depozitohen pas zgjedhjeve, por financimi bëhet sot. Nëse partitë e lënë për pas zgjedhjeve atëherë standardi nuk do të arrihet dot, do të ketë financim ilegal dhe përdorim të parave për qëllime të kundërligjshme”, tha Zguri.

Ai deklaroi se sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e institucioneve.

“Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh. Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. KQZ ka hartuar module, të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit, por dhe stafeve të partive, grupeve vulnerabël etj.,” u shpreh Zguri.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545