INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZGJEDHJET LOKALE MINUTË PAS MINUTE/ Pas mbylljes së votimeve, ja reagimet e para nga aktorët politikë[KLIKO KËTU]

ZGJEDHJET LOKALE MINUTË PAS MINUTE/ Pas mbylljes së votimeve, ja reagimet e para nga aktorët politikë[KLIKO KËTU]

Publikuar më: 06:08 30-06-2019

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë.

Pas shumë trazirash e protestash, sot më 30 qershor do të votohet për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj si dhe anëtarët e Këshillave Bashkiakë.

Këto zgjedhje lokale do të zhvillohen në 61 bashki, por garë ka vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidat pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socilaiste për Integrim kanë bojkotuar procesin e votimit. Në të gjitha bashkitë situata paraqitet e qetë dhe qendrat e votimit janë hapur pa problem, përveç bashkisë së Shkodrës ku nuk janë hapur disa qendra votimi. 

Ministria e Brendshme, ka bërë të ditur se në terren këtë të dielë për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

23.00 - PDIU, zgjedhjet janë bojkotuar nga shumica, pavarësisht kërcënimeve ndaj administratës dhe biznesit, i dhanë 1 milion shuplaka “Rilindjes”.

22.35 - Jozefina Topalli i kërkon Lulzim Bashës dorëheqjen. Topalli: Ti Lul kësaj rradhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të Partisë sonë.

22.15 - Gazmend Bardhi nga selia blu raporton shifra të tjera për pjesëmarrjen në votime. Bardhi akuzoi KQZ-në se ka vonuar publikimin e shifrave të votuesve duke i manipuluar dhe sipas PD-së pjesëmarrja ishte 15.12%.

21.56 - KQZ raporton zyrtarisht se në zgjedhje morën pjesë 21.6% e votuesve ose 771.863 persona. KQZ njofton se në 7 qendra votimi nuk pati fare zgjedhje. Pritet të nisë numërimi i votave.

21:10 - Rama: "Dita e re e gjen Shqipërinë të çliruar, do të kurojmë plagët që përçarja ka lënë pas"

21:05 - Rama konferencë: ''Sot fitoi e ardhmja, shteti, qytetaria, shteti. Faleminderit SHBA, BE-së. Kjo ishte një betejë e rëndë dhe absurde.''

20:58 - Voltana Ademi: Rilindja u bëri presion qytetarëve të votonin, por s'ia doli!

20:55 - Basha: ''85% e votuesve refuzuan votimet moniste. Edi Ramën e bojkotuan sot edhe socialistët.''

20:50 - Basha konferencë për shtyp: ''Regjimi i Ramës ka ushtruar presion ndaj administratës publike'' 

20:40 - Kryeministri Rama lajmëron konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia e PS-së në orën 21:00 

20:35 - Mbështetës të PD Tropojë protestojnë para KZAZ: Rama ik

20:30 - Reagimi i parë nga mazhoranca për zgjedhjet, zv/kryeministri Braçe: Super konfirmim!

20:20 - “Bye bye Edi”, Kryemadhi ka një mesazh për kryeministrin: 85% e shqiptarëve të refuzuan

19:55 - PD akuzon: KQZ ka mashtruar, kanë votuar 15% dhe jo 19.4%!

1561917766_IVIKASO.jpg

19:40 - Reagimet e para pas votimit, LSI: Nuk i mbushni dot kutitë, çdo gjë është filmuar

19:15 - Saranda kërkon shtyrje të orarit të votimit, Zguri i prerë: Askush s’ka të drejtë të kalojë normat

19:00 - Mbyllet votimi për kryebashkiakët, pjesëmarrje e ulët

18:35 - Në ditë votimesh ''ngjallen të vdekurit'.' Në listat e votuesve të qendrës së votimit 1556/1 në Vlorë gjenden emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë

18:20 - Përplasje në Klos, një person transportohet në spital

17:55 - “Mosreagimi ndërkombëtar, shqiptarët të tronditur”, Basha flet ashpër për Al Jazeer-ën

17:30 - 'Persona të paautorizuar hiqen si vëzhgues', Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën vërejtjen

17:00 - Një orë para mbylljes së votimeve, Kryemadhi në selinë e PD

16:50 - PD përgënjështron KQZ, Kaso: Po falsifikohet pjesëmarrja

16:30 - Çudi e madhe, në Cërrik një qytetar mund të ketë votuar dy herë. Ka të dy gishtat e bojatisur. Denoncimin e bëri demokrati Luçiano Boçi.

8be107896086229c9a8d3eb8378ef5dd_L.jpg

16:05 - KQZ: 15.5% pjesëmarrja, Tirana me numrin më të madh të votuesve

15:50 - Valdrin Pjetri: Zgjedhjet më të qeta në Shkodër në 28 vite, votoni

15:22 - Vijon votimi në 13 QV në Kamëz, demokratët protestë, tentativë për pengimin e votuesve

15:10- E pazakontë! Në Ngraçie të Mallakastrës voton vetëm 1 person

15:00 - Incident në një nga qendrat e votimit në Skrapar, ku raportohet dhe për të lënduar. Konkretisht në qendrën 3554, ku i dëmtuar ka mbetur Astrit Dyrmishi.

skr.jpg

14:50- Pengoi procesin zgjedhor, arrestohet ish-punonjësi i Policisë në Korçë, Resul Ravolli

14:35- Pandeli Majko mesazh politikës: Nga 1 korriku, të ulemi në bisedime

14:20- KQZ publikoi pjesëmarrjen, reagon Zguri: Shifrat s’janë zyrtare

14:10- Kamëz, Rakip Suli: Edhe nëse Mziu do ishte në garë do merrja më shumë vota

14:00- Xhafaj voton: I keqardhur për ata që bojkotuan, imazh i rëndë për vendin

13:55- Olta Xhaçka: E sotmja votë për demokracinë

13:51- Tenton të thyejë kutinë e marrë vulën, arrestohet votuesi Astrit Çuçka në Kamëz

13:30- Voton edhe Artisti i Popullit Robert Ndrenika

sant.jpeg

 

13:20- KQZ: Deri në mesditë pjesëmarrja në votim tepër e ulët

13:10- ‘Zhvishet’ Meta për zgjedhje: E dielë historike, plot diell e muzikë

ozot.png

 

13:00 - Protestë në qendrën e votimit tek shkolla Vasil Shanto, shefja e OSBE/ODIHR anulon vizitën! Përplasje dhe tek Astiri

partok.jpgkomokok.jpg80ok.jpg

12:45 - Gabim i sistemit? Skandali i KQZ-së, ende s’ka mbaruar votimi, publikohen rezultatet e fituesve në këtë bashki!

skan.jpg

12:30- Ministrja Shahini voton për herë të parë në Shqipëri

“Sivjet, zgjedhjet janë me rëndësi më të madhe se zakonisht, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga opozita e vetë përjashtuar dhe vendimet jo-legjitime të presidentit që u munduan ta dëmtojnë këtë institucion kyç të demokracisë”.

“Sot votova në mbrojtje të këtij institucioni, në mbrojtje të demokracisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, theksoi ndër të tjera Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini.

besa.jpeg

 

12:01- Zv/ambasadori amerikan monitoron një KZAZ në Tiranë

ab.jpg

 

11:45- Voton Saimir Tahiri: Unë kam ardhur për të votuar, është një e drejte e imja kushtetuese dhe e çdo qytetari.

11:40- Zyrtare/ KQZ: Pa votime vetëm 7 QV në Shkodër

11:20- Ngërç në Shkodër dhe disa vende të tjera të Shqipërisë, disa qendra votimi rezultojnë ende të pahapura

11:08- Voton Alfred Moisiu. Ish-Presidenti apel politikanëve: Thërritini mendjes

11:05- Drilona Hoxha, zëdhënësja e KQZ-së në konferencën e parë për shtyp bëri me dije se deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime është 12%.

11:00- Protesta ndryshe në Korçë. Qytetarët hedhin vallen e Enverit me shallin e pionierit

10:50- Procedohet penalisht Voltana Ademi

10:35 - Voton Astrit Patozi, pas 1 Korrikut Shqipëria do të hyjë në një erë të re paqeje dhe normaliteti demokratik

10:10- Aldo Bumçi: Opozita nuk kërkon përplasje civile, rezitenca vijon

09:55- Taulant Balla flet nga Librazhdi: Sot mbyllim një histori lojërash partie me popullin

09:40-Paloka: Rama po blen vota edhe tani që garon i vetëm

09:30- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj voton në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet

09:15- Voton kryeministri Rama, shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama

kiiy.png

 

08:40- Voton kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në qendrën e votimit te Parku Olimpik i Tiranës. Veliaj shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

orbt.png

 

08:35- E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Leyla Moses-Ones mbërrim pranë qendrës së votimit “Edit Durham”

08:25-“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë”: Sherif Merdani, një nga votuesit e parë në Tiranë

08:15- Opozita proteston me muzikë në Tiranë

ironz.png

 

07:45- Voton kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi

07:35- Tërhiqet nga gara kandidati i Belshit, Jashar Elezi i PKSH. Në garë ka mbetur vetëm kandadati i PS, Arif Tafani.

07:30- Kryeministri Rama kalon me eskortë para Presidencës, niset për kafen e mëngjesit në një nga hotelet e Tiranës.

07:25- Mësohet se Opozita do zhvillojë protesta paqësore në të gjitha njësitë vendore.

07:10- Voton zv.kryemnistri Erion Braçe

eri.png

 

07:00- Nis zyrtarisht procesi i votimit

 

Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone
Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264