INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjedhjet lokale në Maqedoni. Akuza mes Social Demokratëve dhe partisë shqiptare Besa [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 09-10-2017

Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni ka hyrë në javën e fundit.  Tensionet mes partive politike janë shtuar ashtu si edhe dozat e akuzave ndaj njëri-tjetrit.   Partia kryesore qeverisëse e Maqedonisë, LSDM e kryesuar nga Zoran Zaev dhe partia shqiptare BESA kanë shkëmbyer një sërë akuzash dhe paralajmërimesh reciproke. Mosmarrëveshja shpërtheu pasi Social Demokratët, vendosën të mbështesin haptazi rivalët e Besës, Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Gjatë kësaj fushate, programin zgjedhor para elektoratit, e prezantojnë kandidatët e partive të ndryshme politike, të cilët janë futur në garën zgjedhore.  Ndërkohë në media janë publikuar rezultatet e sondazhet paraprake të fituesve për zgjedhjet lokale. Kështu sipas  Institutit Dimitrija Çuposki, partia e Nikolla Gruevskit ka marrë 38.6% të votave pas anketimit të bërë te qytetarët se kë forcë politike shohin ata si fitues. Partia që kryeson Zoran Zaev mbështet me 21.8% dhe BDI-ja, sipas anketës, ka 4.2% të votave.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885