INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet me standarte: Meta shpresoj në 2017

Zgjedhjet me standarte: Meta shpresoj në 2017

Publikuar më: 11:35 07-03-2016

Ndërsa na ndan më pak se një vit nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017, parlamenti ka nisur punën për reformën zgjehdore. Është mbledhur për herë të parë Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të bashkëkryesohet nga socialisti Bashkim Fino dhe demokrati Oerd Bylykbashi.

Në mbledhjen e parë kostituuese, punimet u hapën nga kreu i Parlamentit, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Meta nënvizoi realizimin në kohë të reformës zgjedhore.

“Shpresojmë t’i përfundojë punimet e tij përpara sesa parlamenti të mbyllë punimet e këtij sesioni me qëllim që të gjitha ndryshimet që do të realizohen me konsensus ti jepet mundësia administratës, KQZ por dhe qytetarëve e votuesve të njihen në kohë dhe të realizohen me cilësinë e duhur. Kam besim se ky komision do punojë me përgjegjshmëri dhe frymë gjithëpërfshirëse pavarësisht nga dallimet, pasi kemi një referencë të përbashkët që janë raportet përfundimtare të OSBE/ODHIR për të dy zgjedhjet 2013, 2015. Edhe aty ku kemi dallime OSBE/ ODIHR do ta kemi të pranishëm që të synojmë që zgjedhjet e ardhshme të arrijnë standardet.

Ndërkohë Bylykbashi foli për nevojën e zgjidhjes së problemeve si ajo e blerjes së votës, listës së zgjedhësve dhe financimit politik.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666