INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet mund të shtyhen?! Flet Spiropali: Jo zgjedhje pa opozitën

Zgjedhjet mund të shtyhen?! Flet Spiropali: Jo zgjedhje pa opozitën

Publikuar më: 22:28 24-04-2019

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të papritur pas mbledhjes së Kryesisë së PS, e cila ka zgjatur rreth 4 orë.

Spiropali ka deklaruar përpara mediave se Partia Socialiste nuk futet në zgjedhje pa opozitën. Ajo ka shpjeguar se tashmë opozita ekziston sepse janë rregjistruar në KQZ 34 parti që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe se PD - LSI janë thjesht subjekte politike.

'Kemi diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit. Qark më qark, qytet më qytet dhe njësi më njësi. Rruga jonë është drejt 30 qershorit. Ne nuk do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën. Ato nuk janë opozita e vërtetë thjesht parti politike (i referohet PD - LSI). Nuk është dëshira jonë që PD dhe LSI të mos jenë pjesë e prcesit zgjedhor. Ama ata e kanë marrë atë vendim për shkak të frikës së tyre.'

Më tej, Spiropalit duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për një përplasje të mundshme në zgjedhje, ka shtuar se nuk beson se ndonjë kryetar partie 'e ka lënë mendja' që të mos lejojë shqiptarët të votojnë.

'Shumë prej këtyre partive që do të marrin pjesë do të jenë me ne, ndërsa të tjera përballë. Ne nuk do të marrim pjesë në luftë por në zgjedhje. Nuk besojmë se asnjë kryetar partie e ka lënë mendja dhe të pengojë shqiptarët të shkojnë në zgjedhje. Cdo akt dhune do të dënohet.

Është turp që PD ka zgjedhur të lërë në rrugë zgjedhësit e saj duke lënë mandatin dhe mos u futur në zgjedhje. Është hera e parë që disa parti që nuk futen në zgjedhke dhe rrugën e konsiderojnë fitore.'

Përsa i përket emrave që do të propozojnë socialistët në garën për 61 bashkitë e vendit, Elisa Spiropali vazhdoi 'Sot filloj puna për organizimin në territor dhe shumë shpjet ne do të përcaktojë koalicionet dhe kandidatët. Do bëjmë përzgjedhjet më të mira të kandidatëve. Kemi shumësi emrash dhe ne do të zgjedhim ata që kanë më shumë kontribut.'

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281