INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Dibër. Dhunë dhe akuza të forta mes PD e PS

Zgjedhjet në Dibër. Dhunë dhe akuza të forta mes PD e PS

Publikuar më: 08:20 09-09-2016

Vetëm 3 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme në Dibër është “nxehur” situata mes dy kampeve politike. Në orët e vona të mbrëmjes së ditës së enjte, Partia Socialiste denoncoi dhunimin e administratorit të njësisë Tomin nga militantet e PD-së. Por opozita ka një tjetër pretendim mbi këtë çështje. Partia Demokratike denoncon atë që e quan shpërndarje të parave për të blere votën, ku sipas opozitës ishte i përfshirë edhe Nuri Meda, i cili sipas PD është shkarkuar për korrupsion.
Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit të majtë në Dibër denoncoi në mbrëmjen e së enjtes rrahjen dhe dhunimin në fshatin Pilafe të administratorit të njësisë Tomin, 56 vjeçarit Nuri Meda në momentin qe ai ishte duke kryer detyrën.
Ndërkohë mësohet se Meda ndodhet aktualisht në Spitalin e Dibrës në gjendje të rëndë.
Deklaratav e PS:
“Hordhitë e PD-së, me në krye Lulzim Bashën po ushtrojnë terror në Dibër. I bëj thirrje Bashës të tërheqë falangat e krimit nga Dibra, ndërkohë që drejtësia të marrë masa në mënyrë që të evitohet dhuna”.
Ndërkohë që shtabi elektoral i PD-së, hodhi akuza për blerje të votës nga Nuri Meda, për zgjehdjet e së dieles.
Deklarata PD:
“Meda është pjesë e bandës kryesore për dhunimin dhe blerjen e votës, denoncuar nga PD në prokurori një javë më parë si pjesë e grupit te strukturuar kriminal për blerje votash në Dibër. Hajdute dhe dhunues të votës së lirë si Meda janë njerëzit dhe alternativa e Edi Ramës, që do të marrë përgjigjen e merituar të dielën më 11 shtator”.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217