Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se ka filluar procesi i votimit në të gjitha qendrat e Votimit duke përfshirë dhe QV 1167, ku u konstatua humbja e vulës së sekretarit, pasi KQZ u mblodh menjeherë dhe vendosi zëvëndësimin e vulës së sekretarit me vulën rezervë, duke bërë të mundur hapjen e QV-së.
Jemi shumë të shqetësuar nga deklarata e KVV, e cila përmbante informacione jo të sakta, mjafton të përmendin informacioni i përcjellë nga KVV se QV 1133 është zhvendosur nga ambjent publik në ambjen privat me iniciativë të komisionerëve, bëjmë me dije se kly informacion nuk është i saktë pasi QV 1133 është mniratuar në ambjent privat më vendim të KQZ-së nr. 120 të datës 31.08.2016 dhe 1200 dhe 1201, ku procedurat për hapjen e QV janë zhvilluar sipas përcaktimeve ligjore dhe në orarin e caktuar.
I bëjmë thirrje KVV si dhe vëzhguesve të tjerë që të mos dalin publikisht me informacione të pasakta të cilat krijojnë amulli dhe kaos në opinionin publik. Ndërkohë që detyra e tyre është të ndiihmojnë procesin zgjedhor duke përcjellë vetëm informacione të sakta dhe jo duke hedhur hije dyshime mbi procesin.
Sipas informacionit të mbërrituar në Qendrën e të Dhënave të KQZ-së, nga kontaktimi me Qendrat e Votimit, deri në orën 10.00 sipas tabeles bashkengjitur.
Tabela
Informacioni është për 107 QV nga 118 gjithsej
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën apel të gjithëkomisioneve të Qendrave të Votimit, vëzhguesve tëkoalicioneve zgjedhore dhe partive politike të akredituar në KZAZ, si dhe vezhguesve vendas dhe të huaj të akredituar në KQZ, referuar nenit 6 dhe 110 të Kodit Zgjedhor,tëpranishëm cdo qendër e votimi mund të jenë vetëm anëtarët dhe sekretari i KQV-së, zgjedhësit që janë duke kryer procedurat e votimit deri në përfundim të tyre dhe vëzhguesit e akredituar.