INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve

Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve

Publikuar më: 14:18 15-08-2016

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka bërë publik ecurinë përgaditjeve për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, pas shkarkimit nga detyra të Shukri Xhelilit. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, KQZ thotë se deri në këto momente janë regjistruar 19 parti si subjekte zgjedhore, ndërsa sot është afati i fundit dhe për regjistrimin e kandidatëve.
Njoftimi i KQZ:
“KQZ e angazhuar për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 11.09.2016, për kryetarin e Bashkisë Dibër, në respektim të plotë afateve ligjore proceduriale sjell në vëmendje se sot më datë 15.08.2016 është afati i fundit për;
1-   Për paraqitjen në KQZ të kerkësave për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, afat i cili përfundon me orarin zyrtar të punës së KQZ-së.

2-   Për paraqitjen në KZAZ nr. 19, Dibër, të kërkesave të grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. KZAZ nr. 19 bazuar në aktet nënligjore të miratuar a nga KQZ, punon në oraret ora 08.00 - 13.00 dhe pasdite 16.00 - 20.00”.
Ndërkohë mazhoranca ka bërë publik kandiatin e saj për këtë zonë zgjedhore. Muharrem Rama ëhstë kandidati i koalicionit PS  - LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887