INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Dibër, Muharrem Rama nis fushatën elektorale

Zgjedhjet në Dibër, Muharrem Rama nis fushatën elektorale

Publikuar më: 15:29 15-08-2016

Një ditë pas zyrtarizimit të emrit të tij si kandidat për koalicionin e majtë për zgjedhjet e pjesshme ne Dibër, Muharrem Rama ka nisur fushatën e tij, ku i kërkon dibranëve votën për drejtimin e bashkisë.
Vetë kirurgu Muharrem Rama veçoi punën e tij në shërbim të komunitetit si avantazhin më të madh në garën elektorale të 11 shtatorit.
“Edhe unë mund të kisha ikur si kolegët e mi, por kam ngelur për t’iu shërbyer këtyre njerëzve si në spital dhe në bashki. Ndaj kërkoj mbështetjen e tyre për të treguar se PS është një parti për qytetarët”.
Damian Gjiknuri, që është i ngarkuar me fushatën elektorale, ishte ai që ka bërë prezantimin e Muharrem Ramës si kandidat i maxhorancës. Ministri Gjiknuri tha se kandidati Rama ka mbështetjen e plotë të qeverisë për të çuar përpara projektet e zhvillimit në Dibër.
Damian Gjiknuri:
“Ndryshe nga forca tjetër, ne nuk sjellim figura të ricikluara që thonë “jemi afër pensionit por kthehemi kur e kërkon partia”. Ne mendojmë se qytetarët e Dibrës duan djalin e tyre që të punojë në këtë qytet. Kjo do jetë fushata e qytetarëve, ata kanë këtu djalin që i ka shërbyer popullit. Pastaj ka edhe njerëz që kanë ikur në Tiranë për punët e tyre dhe tani kthehen këtu”.

Article Logic
Execution time: 0.0044140815734863