Më 11 shtator, sipas dekretit të Presidentit, Bashkia e Dibrës do t’i nënshtrohet zgjedhjeve vendore për të zgjedhur kryebashkiakun, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, i cili u përfshi në një skandal seksual.
Ndërkohë, në prag të zgjedhjeve vendore në Dibër, Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj, dhe ai është deputeti Sherefedin Shehu, i cili pritet të lërë mandatin si deputet.
Nga ana tjetër, PS-ja me aleatët e saj ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë kandidati i tyre për Bashkinë e Dibrës.