Të premten në Zyrih të Zvicrës do të zhvillohet kongresi i jashtëzakonshëm i FIFA-s që do të përcaktojë presidentin e ri të këtij instiucioni.
Për 18 vite, FIFA u drejtua nga Sepp Blatter, por skandalet e njëpasnjëshme me në epiqendër korrupsionin dhe pastrimin e parave e larguan zviceranin përfundimisht nga futbolli.
Pesë janë kandidatët për këtë post. Gianni Infantino dhe Sheikh Salman bin Ebrahim al-Khalifa janë favoritët për të qenë pasues të Sepp Blatter në postin e presidentit të FIFA, në kongresin që do të mbahet të premten.
Por ata nuk janë njerëzit e vetëm që garojnë për këtë pozitë, pasi Jerome Champagne, Tokyo Sexwale dhe Prince Ali bin al-Hussein po ashtu janë kandidatë për këtë pozitë.