INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Greqi, në garë për deputetë dhe 5 shqiptarë

Zgjedhjet në Greqi, në garë për deputetë dhe 5 shqiptarë

Publikuar më: 14:52 07-07-2019

Greqia po zhvillon prej mëngjesit të sotëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, pasi për herë të parë do të garojnë edhe shqiptarët për të përfaqësuar bashkëkombasit e tyre në Parlamentin helen.

Në garë janë pesë emigrantë shqiptarë, Fatos Malaj, Eda Gemi, Jorgos Trihas, Anxhela Filo dhe Kristos Ducis, të cilët jetojnë në vendin fqinj prej vitesh.

Më shumë mundësi për të marrë mandat janë dy kandidatët shqiptarë, Fatos Malaj dhe Eda Gemi, të cilët garojnë në kryeqytetin grek, Athinë, për partinë KINAL, që në sondazhet e fundit ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme, duke u renditur për herë të parë e treta.

Malaj ka avantazhin të jetë kandidat në zonën A të Athinës, e mbipopulluar historikisht nga emigrantët shqiptarë, ndërsa Eda Gemi në zonën perëndimore të kryeqytetit grek.

Ndërkohë, në këto zgjedhje parlamentare në Greqi kanë të drejtë vote mbi 150 000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë, që kanë marrë nënshtetësinë, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që disa kandidatë shqiptarë të marrin mandat për t’u futur në Parlamentin grek.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721