INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Greqi, si e pranoi Tsipras humbjen: Ndryshimi i qeverisë, esenca e demokracisë

Zgjedhjet në Greqi, si e pranoi Tsipras humbjen: Ndryshimi i qeverisë, esenca e demokracisë

Publikuar më: 09:21 08-07-2019

Greqia zhvilloi ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u fituan nga konservatorët e Demokracia e Re.

Rrjedhimisht Kyriakos Mitsotakisdo të jetë kryeministrit i ri i Greqisë. Në një reagim për mediat, kryeministri i ri i Greqisë Mitsotakis, falenderoi të gjithë mbështetësit dhe të gjithë ata që i besuan atij dhe forcës politike që ai drejton.

Gjatë fjalës së tij ai premtoi se do të jetë Kryeministri i të gjithë grekëve, pa bërë dallime.

“Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan tek ne dhe premtoj se unë do të jem Kryeministrit i të gjithë grekëve”, tha ndër të tjera Mitsorakis.

Kryeministri në ikje Tsipras pranoi humbjen elektorale dhe i telefonoi kundërshtarit për ta uruar:

“Qytetarët zgjodhën. Ne respektojmë rezultatin, sepse ndryshimi i qeverisë është esenca e demokracisë. Komplimentova Mitsotakis dhe do të dorëzoj zyrën e kryeministrit” u shpreh Tsipras në takimin e parë me gazetarët duke shtuar se partia e tij Syriza ka bërë zgjedhje të vështira për të ndryshuar vendin dhe ka paguar një cmim të lartë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043990612030029