INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Itali, Lëvizja 5 Yjet pas suksesit e hapur për dialog

Zgjedhjet në Itali, Lëvizja 5 Yjet pas suksesit e hapur për dialog

Publikuar më: 18:13 05-03-2018

Partia Lëvizja 5 Yjet ishe forca politike e cil arriti të fitonte më shumë në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara këtë të dielë në Itali. Ajo mori 37% të votave por e pamjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.

Në kushte të tilla lideri i ‘Lëvizjes 5 Yjet’ Luigi di Maio u shpreh se partia e tij është e gatshme të hyj në bisedime me partitë e tjera dhe të formoj qeverinë.

‘Ne ndiejmë përgjegjësinë që t’i japim Italisë një qeveri dhe për këtë arsye ne duam të dimë se sot koalicionet nuk kanë numrat për të qeverisur. E për këtë arsye ne kemi përgjegjësinë që t’i japim Italisë një qeveri. Do t’i thoja komunitetit ndërkombëtar dhe çdo kujt që ka lidhje me ne investitorët qytetarëve italianë se ne me të vërtetë e ndijëm përgjegjësinë,’ u shpreh di Maio sipa të cilit është koha e Republikës së qytetarëve.

Lëvizja 5 yjet është një parti euroskeptike dhe populiste dhe frika më e madhe e BE është se mund të hyjë në koalicion me një tjetër parti populiste si Lega Nord.

Nga ana tjetër koalicioni i qendrës së djathtë e kryesuar nga Forza Italia e ish-kryeministrit Berlusconi shprehet se ka mandatin për të qeverisur.

Megjithatë në ditët në vijim do të jenë diskutimet mes partive politike nëse do të jenë të afta të prodhojnë një qeverisje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393