Akoma nuk ka një marrëveshje për formimin e një Qeverie edhe pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve në Itali.
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, drejtuesi i “Lega Nord”, Matteo Salvini shpjegon se ka në plan të dëgjojë ofertat e të gjitha partive, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike por duke përjashtuar kategorikisht një bashkim të mundshëm me lëvizjen “5 yjet” të drejtuar nga Di Maio.
“Në këtë fazë detyra më obligon ti dëgjoj të gjithë përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike gjithmonë për ti shërbyer Italisë. Kemi arritur një rezultat fantastik. Isha i bindur se do të dilnim mirë dhe votuesit na dhanë besimin e tyre.
Opinionistët, gazetarët dhe media nuk kanë kuptuar asgjë si në Veneto po ashtu edhe në gjithë Italinë. Mediat na kanë nxirë figurën duke nxjerrë në pah vetëm Renzin, Berluskonin dhe Di Maio-n.”
I pyetur për një alencë të mundshme me lëvizjen “5 Yjet”, Salvini shprehet: “Asnjëherë në jetë, lëvizja “5 yjet” është një fake-news”.