INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Kavajë, reagon ambasada britanike

Zgjedhjet në Kavajë, reagon ambasada britanike

Publikuar më: 18:34 05-05-2017

Ambasada britanike ka reaguar pas vendimit të Edi Ramës për të tërhequr kandidatin në Kavajë. Ambasadori Norman e mbështet vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, duke e quajtur këtë në të mirë të stabilitetit të vendit.

Gjithashtu Ambasada Britanike bën thirrje që të shmanget dhuna në para dhe pas zgjedhjeve.

“Në vijim të lajmeve të fundit, Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman përshëndeti vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë. Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i bëjë thirrje të gjitha partive politike për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes të plotë në zgjedhjet e ardhshme. MB ripërsërit thirrjen ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike të sigurohen për shmangjen e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe vetë zgjedhjet.”

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443