Këtë të dielë zhvillohen zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit.
Gara më e fortë zgjedhore pritet të zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.
Edhe sondazhet e fundit tregojnë për një fitore të ngushtë të koalicionit shqiptar me mbështetjen e afro 45% të elektoratit, ndërkohë si parti e dytë sondazhet nxjerrin Partinë Demokratike Socialiste të Gjukanoviç.
Gjithçka në komunën e Tuzit është bërë gati për zgjedhjet, madje dokumentet janë edhe në gjuhën shqipe, pasi rajoni i malësisë është i populluar me shumicë shqiptare.