INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Kosovë. Fitorja shkon për “koalicionin e luftës”

Zgjedhjet në Kosovë. Fitorja shkon për “koalicionin e luftës”

Publikuar më: 16:29 12-06-2017

Zgjedhjet e të Dielës në Kosovë e çuan fitoren ne kahun e koalicionit PDK-AAK-Nisma me mbi 34 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje u renditet e dyta me 27 për qind ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e kryeministrit Isa Mustafa ka dalë e treta, me rreth 9 mijë vota më pak se Vetëvendosja. Me këto rezultate  është e qartë se do të jetë i vështirë formimi i qeverisë  pa një koalicion me subjektet tjera politike. Në mesnatë koalicioni PDK-AAK-Nisma, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj festoi në qendër të Prishtinës duke pretenduar se votuesit i kanë dhënë besimin këtij koalicioni. Edhe Lëvizja Vetëvendosje, tha se është subjekti i parë politik, ndërsa Lidhja Demokratike kërkoi që të priten rezultatet zyrtare. Rezultati i lëvizjes Vetëvendosje është befasia e këtyre zgjedhjeve. Në zgjedhjet e vitit 2014 ajo fitoi 13.5 për qind të votave. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 41.45 për qind, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 përqindja e votuesve ishte 42.08 për qind. Është hera e tretë që Kosova zhvillon zgjedhje që kur vendi shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619