Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor. Rezultati final nuk ndryshon nga ai paraprak ku fitues i zgjedhjeve është koalicioni PDK-AAK-Nisma. Në vend të dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje, e cila habiti me rezultatin e lartë të regjistruar në këto zgjedhje kurse i treti është koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa. Sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 vende në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, 32 dhe koalicioni LAA do të ketë 29 deputetë. Një ditë më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri të ditur se Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër për koalicionin PAN ka nisur bisedimet me formacione dhe partitë e tjera politike, për formimin e qeverisë.