INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjedhjet në Kosovë. Thaçi: Do mbahen në 11 Qershor [VIDEO]

Publikuar më: 11:57 11-05-2017

Në 11 qershor qytetarët e Kosovës do ti drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme, pas rrëzimit të qeverisë Mustafa. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar të dielën e 11 qershorit si ditën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pas takimit me përfaqësuesit e partive politike Thaçi deklaroi se shumica e partive parlamentare kanë qenë dakord që në 11 qershor të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. 

‘Si president i vendit do ta caktojë datën e zgjedhjeve, tash pasi u konsultuam edhe me KQZ-në, e cila u shpreh se janë te gatshëm të fillojnë punën menjëherë, në mënyrë që të organizojmë zgjedhje të lira dhe demokratike, do te caktojmë datën e zgjedhjeve, do të jetë data 11 ose 18 qershor që do të bëhet publike në ditët e ardhshme”,
Nëse do të caktohet 18 qershori, atëherë Kosova do t’i mbajë në të njëjtën datë me Shqipërinë zgjedhjet. Një ditë më parë Kuvendi i Kosovës votoi pro rrëzimit të Qeverisë. Nga gjithsej 115 deputetë sa ishin në sallë, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan. Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri, Isa Mustafa, një ditë më parë. Presidenti Thaçi përmes një dekreti, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi ka vendosur shpërndarjen e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Në 11 qershor qytetarët e Kosovës do ti drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme, pas rrëzimit të qeverisë Mustafa. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar të dielën e 11 qershorit si ditën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pas takimit me përfaqësuesit e partive politike Thaçi deklaroi se shumica e partive parlamentare kanë qenë dakord që në 11 qershor të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. 

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873