Kryetari i partisë opozitare në Maqedoni LSDM, Zoran Zaev ka deklaruar në një intervist për Radion “Evropa e Lirë”, se nëse fiton ai do vendosë në zbatim ligjin për konfiskimin e pronave që janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
" Konfiskimi do të ndodhë në Maqedoni. Uniteti i shtetit garantohet vetëm me ngjeshjen e radhëve, me barazi. Me nacionalizma dhe ndarje të këtilla, uniteti rrënohet” u shpreh ai.
Kur u pyet nëse do të bënte koalicion me partinë e Ali Ahmetit, ai u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, sepse LSDM-ja do të marrë më shumë vota nga shqiptarët se sa BDI-ja