INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në PD. Basha dhe Selami përballen në Lezhë

Zgjedhjet në PD. Basha dhe Selami përballen në Lezhë

Publikuar më: 14:31 07-07-2017

Qarku i Lezhës është përzgjedhur nga dy kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e partisë demokratike për të shpalosur platformat e tyre. Gjatë takimit me demokratët e Lezhës, Lulzim Basha thotë se bashkimi është e vetmja mënyrë për ringitjen e demokratëve, ndërsa thotë se është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij për humbjen e thellë të demokratëve në 25 qershor.
Lulzim Basha:
“Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karrigen time, por gjithçka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë".
Edhe rivali I tij Eduard Selami gjatë prezantimit të platformës së tij për drejtimin e partisë demokratike tha se ajo pasqyron gjithë problematikën dhe zgjidhjet për gjendjen kritike të PD pas humbjes në 25 Qershor.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719