INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në PS Majko: Unë kam pak dorë të keqe, i dhashë teseren Blushit e Kokëdhimës

Zgjedhjet në PS Majko: Unë kam pak dorë të keqe, i dhashë teseren Blushit e Kokëdhimës

Publikuar më: 12:11 07-02-2016

Nuk mund të kalojnë pa batuta për zhvillimet e fundit brenda partisë, takimet për anëtarësimet e reja në PS-së. Në takimin që u zhvillua në selinë e socialistëve në Tiranë, kryeministri njëkohësisht kryetari i PS-së ftoi deputetin e vjetër socialist Pandeli Majko ti japë teserën një djali të ri.

Ky ishte momenti i duhur për Pandeli Majko për të lëshuar batutën, e cila shigjeton dy “rrymat” në selinë rozë. Majko tha se ishte ai që i kishte dhënë teserën si Ben Blushit dhe Kokëdhimës.

Ja batutat mes Majkos dhe Ramës

Pandeli Majko: Unë kam pak dorë të keqe se i kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës, por dhe Ben Blushit. Kujdes tani je mes dy alternativave zgjidh nga do të shkosh por të dyja janë brenda PS-së mos u shqetëso

Edi Rama: Pandi të dha dy alternative por ti mbahu fort pas Pandit se historia ka treguar që Pandi gjithmonë i mbijeton çdo dallge. Kështu që dhe mua që rri me Pandin më ka dalë më mirë sesa ata që shkojnë andej këndej.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416