INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në PS -“Plas” debati, Rama, Blushi, Balla, Hafizi. Ja ç’kanë thënë…

Zgjedhjet në PS -“Plas” debati, Rama, Blushi, Balla, Hafizi. Ja ç’kanë thënë…

Publikuar më: 14:18 13-02-2016

Proçesi zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të PS-së në Elbasan ka sjellë sërisht përplasje
brenda Partisë Socialiste. Ka qënë Taulat Balla, që ka replikuar me Ben Blushin, teksa ky i
fundit, i cili është dhe deputet në këtë zonë, ishte duke folur para delegatëve dhe tha se
proçesi i zgjedhjeve të delegatëve në qarkun e Elbasanit po trukohet.

Ben Blushi tha se ka marrë shqetësime nga socialistët e Elbasanit, për një proçes të trukuar
e se në këtë listë është dhe kreu i qarkut Elbasan. E pas këtij reagimi foli deputeti i
Librazhdit, Taulant Balla, i cili i tha Blushit, që ai kujtohet për Elbasanin vetëm kur ka
zgjedhje.

Ja debati:

Blushi-Ballës: Në 2007 kreu i qarkut votoi për presidentin e Saliut. Bëni deputet bukuroshin
e Saliut. Më vjen keq, që ka kaos për listat, lista nuk i përgjigjet interesit të
anëtarësisë. Edi Rama ka krijuar një rend me dy standarte. Ti je deputetet i Librazhdit, shko
tek zyra jote.

Balla-Blushit: Unë jam deputet i qarkut të Elbasanit. Ty të solli në Elbasan proçesi i
votimit në PS.

Elbasani është një prej 4 qarqeve, ku sot ka nisur zgjedhja e delegatëve për të marrë pjesë
në Kongresin e PS-së më 19 mars.

Ndërsa nuk ka munguar pas këtij debate dhe reagimi i kreut të PS, Rama i cili fare shkurt,
pasi përshëndeti votimin e delegatëve të rinj të PS-së nuk ka kursyer as fjalët: “Qentë le të
lehin, karvani të ecë përpara”, duke lënë të kuptohet qartë se e ka me Blushin. E Blushi jep
këtë përgjigje: Karvani i Edi Ramës shkon përpara, po ky nuk është karvani i PS-së, po i një
kaste që ka uzurpuar PS-së dhe ka shtënë në dorë qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

E një tjetër reagim u lëshua dhe deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi, pas një takimi me
strukturat në Shkodër, e cila doli sërisht në mbështetje të Ben Blushit për respektimin e
statutit të partisë. Ajo tha se mandati i kryetarit aktual të partisë ka dy vjet, që ka
mbaruar dhe se i qëndron asaj, që ka thënë e më herët se mbështet Blushin në kërkesën për
statutin.
Brenda datës 27 shkurt pritet të përfundojë në qarkun e Shkodrës proçesi i zgjedhjes së
kandidatëve për Kongresin, që do të zhvillohet më 19 mars.

Article Logic
Execution time: 0.0040760040283203