INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në SHBA, fitojnë demokratët! Po pozitat e Trump do dobësohen?

Zgjedhjet në SHBA, fitojnë demokratët! Po pozitat e Trump do dobësohen?

Publikuar më: 09:27 07-11-2018

Demokratët amerikanë kanë fituar zgjdhjet në mesin e mandatit duke marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet për Kongresin. Kjo fitore po “lexohet” si një “goditje” Presidentin, Donald Trump. Analistët politikë kanë deklaruar se marrja e kontrollit të dhomës më të ulët të Kongresit për herë të parë në 8 vjet, do t’u mundësojë demokratëve të pengojnë axhendën e Presidentit. Por, nga ana tjetër republikanët e Trumpit janë të vendosur të forcojnë kontrollin e tyre në Senat. Votimi i së martës u pa dhe si një referendum mbi Presidentin, edhe pse zgjedhjet janë në vitin 2020.

Kandidatet femra morën vëmendjen në një cikël zgjedhor që ishte faturuar si Viti i Gruas. CBS parashikon se demokratët do të fitojnë 23 vendet që ata kanë nevojë për të marrë përsipër dhomën më të ulët të Kongresit.
Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën.
“Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, tha ajo.
Megjithëse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump.
Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse i padiskutueshëm kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016.
Po një numër rekord prej 237 grash kandiduan për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 23 në garat për senatin në gjithë vendin, përfshirë 185 Demokratë dhe 52 republikanë.
Fitoret e tyre do konsolidojnë përqindjen e grave në Kongres, duke kaluar shifrën 20% për herë të parë.
Shumë prej tyre kandiduan në dy vitet e fundit, të mobilizuara nga njoftimet për sjelljen e Presidentit Donald Trump ndaj grave, lëvizjes #MeToo që ka hedhur dritë mbi përmasat e sulmeve seksuale dhe platformave të politikave republikane për çështje si e drejta e abortit.
Po kjo fitore do të thotë gjithashtu që Dhoma e Përfaqësuesve do të jetë në gjendje të ndërmarrë hetime ndaj administratës së Presidentit Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389