INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Universitete, Ambasada Amerikane i vëzhgon

Zgjedhjet në Universitete, Ambasada Amerikane i vëzhgon

Publikuar më: 09:15 20-04-2016

Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin, po i drejtohen qëndrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve.

Ndërkohë në Universitetin e Tiranës, gara për rektor është mes dy kandidatëve, Prof. Mynyr Konit dhe Prof. Klodeta Dibrës. Sipas kryetares së Komisionit Institucional Zgjedhor në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, për herë të parë zgjedhjet për drejtuesit e rinj do të vëzhgohen nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane si dhe vëzhgues nga Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme.

Zgjedhjet në universitete morën një vëmëndje të shtuar të politikës por dhe të opinionit publik, pas denoncimit nga Ish Kryeministri Sali Berisha, se Emiljano Shullazi ka kërcënuar kandidatin për rektor Mynyr Koni për tu tërhequr nga gara.

Ndërkohë nëpërmjet votës do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh.

Në Universitetin  e Tiranës vullneti i akademikëve dhe studentëve që në këtë vit përfaqësojnë 10% të peshës së votës, do të shprehet në 33 qëndra votim, vendosur në fakultetet përkatëse.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668