INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet/ OSBE publikon raportin paraprak, çfarë thuhet për situatën politike

Zgjedhjet/ OSBE publikon raportin paraprak, çfarë thuhet për situatën politike

Publikuar më: 16:17 14-06-2019

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut publikon raportin të ndërmjetëm lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në raport përshkruhet situata politike, duke theksuar se zgjedhjet janë në kushtet e një ndarjeje të thellë politike dhe se disa parti opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje. OSBE thotë se në 31 bashki, PS garon pa kundërshtarë politikë. Po kështu thuhet se Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. “Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve.

Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit”, thuhet në raport.

Sipas OSBE, 36 parti politike, 2 koalicione dhe 6 kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit janë regjistruar si subjekte zgjedhore. 26 Si rrjedhojë, nga KZAZ-të dhe KQZ-ja janë regjistruar 97 kandidatë për kryetarë bashkie, duke përfshirë 11 kandidate gra, si dhe 544 lista kandidatësh të 2 koalicioneve dhe 14 partive individuale me 9,842 kandidatë gjithsej.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998