Në Greqi janë mbajtur sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, votimet të cilat sapo janë mbyllur zyrtarisht.
Sipas sondazheve paraprake, partia opozitare ‘Demokracia e Re’, parashikohet që të fitojë 38-42% të votave, ndërkohë që partia e kryeministrit Tsipras, Syriza ka një rënie drastike dhe parashikohet që të marrë 26.5-31.5% të votave.
Duket se Syriza ka pësuar një humbje të madhe pas zgjedhjeve në Parlamentin Europian në fund të muajit maj.
Ndërkohë, mediat greke kanë raportuar se të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe 150 mijë shqiptarë.