INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot zgjedhjet për kreun e LSI-së, Meta përgjigjet për koalicionin [FOTO]

Sot zgjedhjet për kreun e LSI-së, Meta përgjigjet për koalicionin [FOTO]

Publikuar më: 12:56 06-11-2016

Këtë të diel, anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim votojnë për kryetarin e kësaj force politike, e për këtë do të zgjedhin mes 3 kandidaturave: kreut aktual Ilir Meta, si dhe Shezai Rrokaj apo Përparim Spahiu.
Duke votuar sot për kryetarin e LSI, Ilir Meta i ka dërguar sërish sinjalet e veta aleatit kryesor në maxhorancë Partisë Socialiste me rritjen e anëtarësisë së kësaj partie, si një faktor I fuqishëm I dialogut politik në vend. Ai e ka vlerësuar procesin zgjedhor brenda partisë, duke theksuar se kjo dëshmon edhe njëherë hapjen e kësaj force.

E rëndësishme për Metën është pjesëmarrja dhe diversiteti në këto zgjedhje, pasi këto do të kontribuojnë për vizionin e duhur mbi të ardhmen e vendit.
“Rritja e anëtarësisë së LSI do të thotë fuqizim i kësaj force politike. Sa më e fuqishme të jetë LSI, aq më e qetë dhe më e sigurt do të jetë Shqipëria, aq më i fuqishëm është dialogu politik në vend” tha Ilir Meta për mediat pas votimit.
Për aleatin kryesor në koalicion, në vazhdën e debateve të hapura tashmë, më së shumti mediatikisht por edhe në qarqe politike, axhenda e LSI do të përcaktohet në muajin në vazhdim në konventën e LSI ku do të jetë në krye vazhdimi i reformave për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Dhe në mënyrë të qetë, ngacmimit të gazetarëve që po e ngacmonin për koalicionin Meta u përgjigjet: “Siç e dini jemi akoma në koalicion”.
Ndërkohë, në prononcimin e vet, Meta do të motivojnë të rinjtë. “U vonova sepse nuk doja të hiqja asnjë emër nga delegatët e LRI. Ky është një proces shumë pozitiv që ka një përgjegjshmëri maksimale. Kemi dërguar vëzhgues në çdo qendër votimi, nga qendra e partisë, për të parë në fakt edhe anëtarësinë reale të partisë” tha Meta, duke uruar suksese për të gjithë në këtë proces që e konsideroi model.

Kandidati për Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, pas votomit, në një deklaratë për mediat falënderoi të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces, siç e cilësoi ai të shkëlqyer zgjedhor, që është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0031259059906006