Sot janë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, të cilat shohin përballë tyre Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin.
Mësohet se deri në orën 14:00 kanë votuar pak më shumë se 30% e demokratëve. Komisioni i Operacioneve Elektorale ka bërë me dije se deri në orën 14:00 kanë votuar rreth 32800 demokratë. Ja numrat e detajuar sipas qarqeve:
Deri në orën 14:00 në 12 qarqe është votuar si vijon:
Shkodër, votuan 2705 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 1659 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1280 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 1730 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 1750 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 10639 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 2826 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 3283 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 992 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 3139 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 1303 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 1508 votues, nga 3587 anëtarë
Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 14:00, kanë votuar, 32.814 anëtarë, nga 103.952 anëtarë