INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet për Presidentin e ri! Gramoz Ruçi kundër kërkesës së opozitës

Zgjedhjet për Presidentin e ri! Gramoz Ruçi kundër kërkesës së opozitës

Publikuar më: 20:49 22-04-2017

Në një kohë kur janë djegur dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit të ri, opozita propozon që ai të zgjidhet nga populli por Gramoz Ruçi e kundërshton këtë kërkesë.

Kryetari i grupit parlamentare të PS , Gramoz Ruçi ka deklaruar sot se zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Shqipërisë do të mbahen brenda afatit Kushtetues. Ruçi e përjashton kërkesën e opozitës, që presidenti të zgjidhet nga populli duke e quajtur një kërkesë qesharake.

“Zgjedhja e kreut të shtetit nga populli nuk është opsion për këtë mandat 5 ­vjeçar, sepse duhet më parë të ndryshohet Kushtetuta, gjë për të cilën nuk ka kohë të mjaftueshme”, tha Ruçi.

Ndërkohë, dy e raundete para për zgjedhjen e presidentit kanë dështuar dhe pritet se çfarë do ndodhë në tre raundet e mbetura.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438