INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet presidenciale, Gruevski: Talat Xhaferi president i ardhshëm në Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, Gruevski: Talat Xhaferi president i ardhshëm në Maqedoni

Publikuar më: 11:52 13-02-2019

"Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë mund të jetë Talat Xhaferi", është kjo deklarata që ka dhënë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili prej disa muajsh
ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.

Gjatë një intervistë të dhënë për median Infomaks.mk, në Budapest ish-kryemiministri maqedonas Gruevski është shprehur se mendon se presidenti i ardhshëm i Maqedonisë për një periudhë të shkurtër kohe mund të jetë kreu i Kuvendit Xhaferri.

Në pranverë në shtetin fqinj pritet të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

“Mendoj se President i ardhshëm, të paktën për një kohë do të jetë Talat Xhaferi. Është e vështirë që mes datave 5 dhe 12 maj të përfundojnë të gjitha procedurat”, u shpreh Gruevski gjatë intervistës.

Teksa shpjegon procedurën për zgjedhjen e Presidentit, ish-kryeministri tha se mandati i Ivanov përfundon në 12 maj, që do të thotë se nëse deri në këtë datë të gjitha procedurat nuk janë përfunduar nuk do të ketë një president.

“Nga përvoja ime, ka shumë të ngjarë që të paktën disa ditë ose ndoshta një javë, Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit do të kryejë rolin e presidentit të vendit”,nënvizoi ai.

Prej 11 nëntorit të vitit 2018-të , Gruevski ndodhet në Hungari me azil ku u arratis nga Maqedonia , pas dënimit me dy vite burg për shpërdorim detyre. Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka firmosur aktin e shpalljes së zgjedhjevve të ardhshme presidenciale ku sipas Kushtetutës së vendit dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Article Logic
Execution time: 0.00146484375