INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidat një shqiptar [EMRI]

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidat një shqiptar [EMRI]

Publikuar më: 16:17 01-04-2019

Maqedonia e Veriut nisi këtë të hënë fushatën zgjedhore presidenciale. Në garë për postin e kreut të shtetit janë tre kandidatë.

Blerim Reka, kandidat i pavarur i mbështetur nga dy parti opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Gordana Siljanovska nga partia opozitare VMRO DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga koalicioni BDI – LSDM.

Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill. Megjithëse kandidati Blerim Reka e ka vështirë të kalojë në balotazh, janë votat e shqiptarëve që vendosin se kush do të jetë president i Maqedonisë së Veriut.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105