Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet presidenciale të cilat sot mbajtën raundin e parë të tyre.
Sipas faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga 9.21 përqind e votave të përpunuara, kandidati shqiptar, akademiku Blerim Reka ka marrë deri tani 16.9 përqind ose e konvertuar në 10.145 vota, kandidatja Gordana Siljanovska ka marrë deri tani 37.68 përqind apo e përkthyer në 22.626 vota, ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 41.50 përqind ose thënë ndryshe 24.916 vota.
Deri tani janë numëruar 9.21% të votave të përgjithshme, ku në të cilat 2355 vota janë të pavlefshme.