Zgjedhjet në Turqi përfunduan, ka nisur numërimi i votave. Janë numëruar mbi 85 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të mbajtura gjatë ditës së sotme. Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, po prin me 54.05 për qind të votave.
Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 30.00 për qind të votave. Kështu raporton gazeta e popullarizuar turke, Habertürk, pas numërimit të votave nga 85.15 për qind e kutive.