INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet presidenciale, debati i fundit televiziv priten 80 milionë shikues

Zgjedhjet presidenciale, debati i fundit televiziv priten 80 milionë shikues

Publikuar më: 12:25 19-10-2016

Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump do të përballen nesër në mëngjes në Las Vegas në debatin e tretë dhe të fundit presidencial. Clinton vazhdon të kryesojë në anketa, prandaj ky debat shihet si shansi i fundit Trump për të ndryshuar balancën e forcave në këto zgjedhje.

Debati i fundit konsiderohet si një moment vendimtar për Donald Trumpin, i cili renditet rreth 6 pikë pas rivales demokrate në anketat e fundit.

Kandidati republikan vazhdon të paralajmërojë përkrahësit se po luftojnë kundër aparatit politik të Clintonëve dhe kundër një shtypi të politizuar. “Është një sistem i manipuluar, por ne nuk do ta lejojmë të vazhdojë”.

Pretendimet e Trump janë kundërshtar edhe nga disa republikanë. Kandidati republikan është hedhur në kundërsulm pas akuzave të disa grave për sjellje të tij të papërshtatshme me tone seksuale në të kaluarën. “Këto janë gënjeshtra që i përhap media dhe fushata Clinton në përpjekje për të mbajtur nën kontroll këtë vend. Të gjitha janë të rreme. Janë shpikje, trillime, 100% fabrikime”.

Clinton po përgatitet prej ditësh për debatin. Megjithë polemikat për emailet e saj, ajo është përpjekur ta përqëndrojë fushatën tek propozimet politike: “Së pari, duhet që ekonomia t’i shërbejë mirëqënies së të gjithëve, jo vetëm më të pasurve. Mund ta arrijmë këtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0026180744171143