Sondazhet pas mbylljes së kutive të votimit flasin për sukses të konsiderueshëm të AfD së djathtë në zgjedhjet në të tre landet. CDU-ja e kancelares Merkel pësoi humbje.
Në shtetin perëndimor të Baden-Vuertemberg, një ish-bastjon i kristian-demokratëve, mbështetja për partinë arriti në nivelet më të ulta në histori, prej 27 për qind. Zgjedhjet këtu u fituan nga të gjelbrit.
Në Saksoni Anhalt, një shtet i varfër lindor ku bashkëqeverisin CDU dhe socialdemokratët, duket se koalicioni do të vazhdojë të ruajë pushtetin, por sipas “exit-poll”-eve, Alternativa për Gjermaninë ka siguruar rreth 22 për qind të votave.
Ndërkohë socialdemokratët pritet të ruajnë kryesimin në Rineland- Palatinate, një shtet të cilin CDU-ja shpresonte të fitonte. Politika e dyerve të hapura është edhe “shuplaka” që duket se ka marrë shefja e ekzekutivit gjerman.