INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet/ Raporti paraprak i OSBE-së: Nuk u mor parasysh elektorati, qytetarët nën presion nga të dyja palët

Zgjedhjet/ Raporti paraprak i OSBE-së: Nuk u mor parasysh elektorati, qytetarët nën presion nga të dyja palët

Publikuar më: 14:20 01-07-2019

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri përmes një konferencë për mediat kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryesuesja e misionit të vëzhgimit tw OSBE/ODHIR Audry Glover vlerësoi faktin që votimet kaluan pa incidente por u shpreh me nota kritike lidhur me faktin që kriza politike që i parapriu ditës së zgjedhjeve krijuan pasiguri çka bëri që qytetarët të votonin nën presion.

“Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre në lidhje me OSBE dhe standardet ndërkombëtare.

Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa mbajtur parasysh elektoralin. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar.

Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486